“Kriminel i çoroditur dhe i droguar”, Leonardo DiCaprio urdhërohet të dëshmojë në gjykatë
Një gjyqtar në New York, ka urdhëruar Leonado DiCaprion të dëshmojë në gjyq, për rastin e ngritur nga një ish-agjent burse, i cili pretendon se protagonisti i “Wolf of Wall Street”, Leonardo DiCaprio është paraqitur në rol si “një kriminel i çoroditur dhe i droguar”.
Ish agjenti, Andrw Greene, ka pretenduar se karakteri në film i Nicky Koskoff është i bazuar tek vetë ai.
Adrew Greene ka punuar në Stratton Oakmon, si agjent i bursës, mes viteve 1993 – 1996. Mësohet gjithashtu, se ai ka paditur prodhuesit e filmit, përfshirë Paramound Pictures, Red Granite Pictures dhe bashkëpunëtorë të tjerë të realizimit të filmit.
Filmi “Wolf of Wall Street” me regji të Martin Scorsese, ka paraqitur jetën reale të një mashtruesi, i cili punonte si komisioner burse në Belfort.
Megjithatë, gjatë seancës të së enjtes, të akuzuarit kanë thënë se Leonardo DiCaprio nuk duhet të përfshihet, pasi ai thjeshtë ka luajtur rolin që i është caktuar.
Ndërkohë, gjykatësi i ka dhënë të drejtën ish-agjentit për të depozituar kërkesën ditën e enjte në New York./tvklan.al