Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen


Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

09:50 25/12/2020

Ceremonia nëpër katedrale nën masat anti-Covid

Pandemia e Covid-19 nuk i ndali besimtarët e krishterë në Shqipëri që të kremtonin Lindjen e Krishtit, por si asnjëherë më parë, mesha e shenjtë u zhvillua në masa kufizuese. Besimtarët katolikë u mblodhën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së enjtes.

Ceremonia u mbajt nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo, që ndau mesazhe shprese dhe dashurie.

“Isha në një dhomë bashkë me një burrë 78 vjeç, jemi bërë shumë miq, një njeri shumë i thjeshtë, fliste për gruan që ai e donte pa masë, më tregoi fotografinë e saj, ende ishte shumë e bukur, por e paralizuar, por ai kujdesej duke e larë dhe duke gatuar është një shembull i asaj dashurie që nuk vjetërohet, fliste për fëmijët që i kishte rritur me shumë dashuri dhe sakrificë dhe ata në shumë mënyra vazhdojë të tregojnë dashurinë dhe mirënjohje. Krishtlindja është festa e familjes, fort e dashur. Rroftë Krishti, rroftë Jezusi dhe me këtë gëzim ju uroj gëzuar Krishtlindjen”.

Ndërsa mesha për besimtarët ortodoksë u zhvillua paraditen e së premtes në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Për shkak të masave antiCovid, një numër i vogël besimtarësh ishin të pranishëm.

Mesha u drejtua nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili tha se pandemia na bëri të vlerësojmë edhe më shumë vlerat shpirtërore.

Mesha e Krishtlindjes u mbajt edhe në qytete të tjera të vendit, e kushtëzuar nga hyrja në fuqi e masave të reja në lëvizje. 

Tv Klan






Të ngjashme