Krishtlindje të zymta në Europë
Qeveritë: Mos udhëtoni, mos festoni në grup, mos u përqafoni…
Për muaj me radhë, kufizimet e koronavirusit kanë diktuar mënyra të ndryshme dhe tepër strikte se ku mund të udhëtojnë miliona evropianë dhe kë mund të takojnë kur të arrijnë atje.
Pra me afrimin e shpejtë të Krishtlindjeve, qeveritë po marrin vendime të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet për periudhën e festave. Italia aktualisht po sheh numrin më të madh të vdekjeve që nga fundi i marsit dhe kryeministri Giuseppe Conte u ka thënë Italianëve të presin një “Krishtlindje më të matur, pa mbledhje, përqafime dhe puthje”.
Shumë rajone italiane janë nën bllokim të pjesshëm dhe udhëtimi midis tyre është i kufizuar. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 Dhjetor. Kishat janë të lira të qëndrojnë të hapura, por një shtetrrethim në të gjithë vendin do të thotë që mesha tradicionale e mesnatës nuk ka gjasa të ndodhë. Ndërkohë, tregu i italian i Krishtlindjeve tashmë është ndaluar që të zhvillojë aktivitetin.
Shumë evropianë drejtohen gjatë pushimeve të dimrit drejt resorteve ku ka ski, por këtë herë shumë krerë të qeverive janë të ndarë në lidhje me këtë gjë nëse do të mbahen vendpushimet e hapura gjatë periudhës festive.
Conte është shprehur kundër këtyre pushimeve tradicionale. Kancelarja Angela Merkel është shprehur gjithashtu se Europa këtë vit do të duhet të qëndrojë e mbyllur.
Franca ka të ngjarë që të mbështesë këtë mendim të kancelares gjermane. Vendpushimet franceze të dimrit do të hapen, por njerëzit nuk do të jenë në gjendje të bëjnë ski. Ideja për të mbyllur vendpushimet do të përballet gjithashtu me kundërshtim të ashpër nga Austria dhe Zvicra. Zyrtarët austriakë besojnë se ata mund të ofrojnë pushime të sigurta, ndërsa vendpushimet zvicerane u është thënë se janë të lirë të qëndrojnë të hapur gjithnjë duke respektuar masat.
Në Spanjë qeveria po planifikon një periudhë festive të ndryshme duke vendosur një kufi prej gjashtë personash.
Aktualisht Covid-19 në të gjithë globin e ka çuar totalin e të infektuarve në 62 milionë, nga ku më shumë se 1.4 milionë kanë humbur betejën me të këtë virus.
Klan Plus