09:39 25/12/2013Të krishterët në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjet, një prej festave më të rëndësishme të kalendarit kristian. Në Betlehem mijëra besimtarë morën pjesë në meshën e organizuar në Kishën e ngritur në vendit ku mendohet të ketë lindur Jezu Krishti. Në të morën pjesë edhe turistë të ardhur nga e gjithë bota. Sipas autoriteteve, vitet e fundit numri i vizitorëve me rastin e festës së Krishtlindjeve është rritur në Betlehem për shkak edhe të bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme.
Meshë u mbajt edhe në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Për Papa Françeskun, kjo është festa e parë e Krishtlindjeve që kur erdhi në krye të Vatikanit.