Kristaq Kume: Vendi po qeveriset jo sipas rregullave dhe demokracisë
Ish-kreu i KQZ takohet me Ilir Metën për ngërçin kuhstetues
Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume në një deklaratë para mediave pas takimit me Presidentin Ilir Meta u shpreh se zgjidhja për të dalë nga ngërçi kushtetues dhe kriza politike, duhet gjetur nga brenda dhe jo nga ndërkombëtarët.
Kume u shpreh se në bisedën me Presidentin Meta fokusi ishte mbi rrugën që duhet ndjekur për daljen nga kriza, ndërsa shtoi se sipas optikës së tij vendi po qeveriset jo më sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese.
“Presidenti këmbënguli se të gjitha mund të zgjidhen vetëm nga ne dhe të mos mbajmë sytë nga ndërkombëtarët, sepse së shumti ata mund të jenë faktorë pengues sesa zgjidhjes për problemet tona. Ky ishte qëndrimi i Presidentit. Ne duhet t’i marrim në dorë fatet tona dhe të gjejmë zgjidhet për fëmijët tanë”, u shpreh ai.
“Ky qëndrim i Presidentit në fakt ishte i përshtatur në vijim të asaj që unë kam paraqitur edhe më herët, që është një thirrje për tu bërë të gjithë bashkë e të realizojmë reformën e thellë legjislative, që do të ketë mundësi të krijojë shtratin e nevojshëm të drejtësisë. Në optikën time dhe të kolegëve të mi, ne jemi një vend që po qeverisemi jo më sipas rregullave dhe demokracisë përfaqësuese. deklaroi Kume. Ajo që unë dhe koleget e mi kemi kërkuar, konvergjon me atë që Presidenti i Republikës parashtroi përpara nesh”. /Tvklan.al