Kritere të reja për të marrë një licencë për lojërat e fatit – (16 Prill 2001)


Kritere të reja për të marrë një licencë për lojërat e fatit – (16 Prill 2001)

10:31 16/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Që të jesh tani pronar i një kazinoje, loje fati apo hipodromi, nuk mjafton vetëm pagesa prej 10 milion lekësh, për të marrë një licencë, apo prezantimi si një shoqëri anonime. Një vendim i ditëve të fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave, ka caktuar dhe kritere të tjera të dhënies së licencës për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Kështu krahas detyrimit dhe tatimit për vlerën e shtuar, në masën 20% dhe tatimin mbi xhiron po 20% është caktuar raporti i fitimit ndërmjet organizatorëve të lojërave të fatit dhe klientëve. Kështu 40% e të ardhurave i takojnë organizatorëve dhe 60% klientëve. Kjo do të thotë garantimi i klientëve që i frekuentojnë këto lojëra, si dhe ndalimi i evazionit fiskal.

Një nga kriteret e vendosura ndaj organizatorëve të lojërave të fatit është edhe zotërimi i një kapitali themeltar prej dy milion lekësh. Për të drejtuar veprimtarinë, që lidhet me licencimin dhe mbikëqyrjen e lojërave të fatit dhe kontrollin e tyre, do të ngrihet Komiteti Olimpik i Lojërave të Fatit./tvklan.al






Të ngjashme