Kriteret për trajnerin e Real

Presidenti i Real Madrid

Kriteret për trajnerin e Real

15:50 08/06/2018

Duhet të flasë gjuhë të huaja, duhet të mbajë kravatë dhe duhet të jetë i respektuar nga lojtarët për të kaluarën e tij. Këto janë tre kriteret kryesore që duhet të përmbushë trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Florentino Perez nuk shqetësohet për aftësitë e tij teknike dhe menaxhuese të një ekipi, por më së shumti për imazhin e tij. Presidenti i Real Madrid duket së është i bindur se me futbollistët që ka në skuadrën mund të fitojë shumë dhe për kohë të gjatë.

Për Florentino Perez trajneri duhet të jetë poliglot, ose të flasë të paktën spanjisht dhe anglisht. Jo më kot, ai ka afruar trajnerë si Queiroz, Mourinho, Ancelotti, Benítez dhe i fundit Zidane.

Duhet të jetë edhe i pashëm. Del Bosque nuk ishte i preferuari i tij, ndërsa Zidane ishte shëmbulli perfekt. Jo më kot ambienti madrilen është tronditur nga largimi i francezit.

Kriter kryesor është edhe respekti që duhet të imponojë trajneri, pasi thuhet se ambienti në dhomat e zhveshjes së klubit nuk është fort i lehtë. Nuk duhet dorë e hekurt por më tepër respekti që duhet të ushqejnë për të lojtarët kur ta shohin në sy trajnerin. Edhe në këtë aspekt Zidane ishte idhull për pjesën më të madhe të futbollistëve

E ndërsa  nuk i interesojnë aftësitë e tij teknike, Perez kërkon që trajneri i ri ti mëshojë më shumë përgatitjes fizike të futbollistëve, ashtu sic bëri Zidane me stafin e tij.

Tv Klan






Të ngjashme