Kritika për filmi e ri për Princeshën Diana
Ekspertët e Pallatit Mbretëror thonë se me rolin kryesor që luhet nga Kristen Stewart, i heq princeshës së ndjerë Diana respektin dhe dinjitetin e saj. Sipas tyre filmi “Spencer” e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William. Ekspertët theksojnë faktin se djemtë e së ndjerës William dhe Harry do të shqetësohen nga skenat në film ku tregohet se si Diana ndërroi jetë në një aksident automobilistik në Paris.
Në pjesë të tjera të detajohet bulimia dhe përjetimi i haluçinacione për vdekjen e saj. “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë”, tha Ingrid Seward, pjesëtare e stafit të Familjes Mbretërore.
Në këtë film, princesha e popullit, Diana, përpiqet që të kapërcejë ndjesitë e saj negative. E veshur me fustane mahnitëse dhe kostume të markës në këtë film Diana largohet gjithnjë e më shumë nga detyrimet emocionale dhe paparacët e pamëshirshëm.
Filmi “Spencer” nga Neon dhe Topic Studios, do të dalë në kinema më 5 Nëntor. Ndërkohë skenari u shkrua nga krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight.
Klan News