Kritikonte të shoqen për parkimin, ja çfarë i ndodhi burrit


Kritikonte të shoqen për parkimin, ja çfarë i ndodhi burrit

17:39 24/05/2016

Një grua në Amerikë, kritikohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj për aftësitë e saj në parkim.

Por thonë që fati është i pa parashikueshëm.

Kështu një ditë Sherry Jones nga Washington DC, do të postonte në Facebook një foto spektakolare.

makian

Këtë foto ajo e postoi me shënimin “Dhe ankohet për parkimet e MIA”.

Bashkëshorti i saj Clifton Jones, ndërsa po përpiqej të  dilte nga parkimi, u fundos me makinë në një gropë disa metra të thellë. Ai arriti të hiqte me nxitim rripin e tij të sigurimit dhe të hidhej nga dritarja.

 

"Duket e pamundur që makina të këtë rënë në një gropë të tillë, por ja që ka ndodhur", shkruan gruaja.

Arsyeja sipas policisë është që mbulesa metalike e gropës, ishte lëvizur padashje dhe nuk kishte patur një sinjalistikë që lajmëronte drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim fizik./tvklan.al





Të ngjashme