Kriza e çmimeve prek edhe Kosovën


Kriza e çmimeve prek edhe Kosovën

15:44 09/10/2021

Bizneset: Lënda e parë është rritur me 30-40%

Edhe Kosova preket nga rritja e çmimeve. Përfaqësuesit e kompanive thonë se shkak është bërë rritja e lëndës së parë në tregjet e huaja, por edhe e kostove të transportit.

“Ndikimi i pandemisë, ka qenë shumë i madh në të gjitha aspektet, dhe tani sapo ka filluar ekonomia të rivitalizohet, e të kthehet në nivelin e mëparshëm, kemi filluar të shënojmë trende pozitive, mirëpo edhe për faktin e këtyre ka shumë ndryshime të çmimeve, të furnizimit të lëndës së parë, por edhe të transportit e sidomos të atij ndërkombëtarë, nga vendet e larta.“

Përfaqësuesit e biznesit thonë se rritja e çmimeve mund të arrijë deri në 30 apo 40%.

“Lënda e parë ka pasur rritje mbi 30% deri në 40% dhe pritet që ajo të reflektohet edhe në produktet finale, dhe ne po bëjmë çmos që produkteve tona të mos ua rrisim çmimin, duke menduar se pas kalimit të një afati kohor, do të rikthehet gjendja e mëparshme”.

Ndërsa qytetarët thonë se kjo rritje do të rrëndonte jetesën e tyre ndërsa shprehin zhgënjim për mungesën e masave nga qeveria.

Tv Klan






Të ngjashme