Kriza e emigrantëve, 22 trupa gjenden pajetë në një varkë në Mesdhe


Kriza e emigrantëve, 22 trupa gjenden pajetë në një varkë në Mesdhe

08:00 21/07/2016

Trupat e pajetë e 22 emigrantëve janë gjetur në një barkë në ujërat e Mesdheut. Lajmi bëhet i ditur nga organizata humanitare Mjekë Pa Kufij.

21 femra dhe një mashkull u gjetën të mbuluar nga uji në fund të barkës së vogël në largësi të brigjeve të Libisë.

Sipas grupit, ata ndodheshin aty prej disa orësh.

Më shumë se 200 të mbijetuar që ndodheshin në mjetin lundrues u transferuan me anijet e Mjekëve Pa Kufij. Mes tyre ishin edhe 50 fëmijë.

Për Reuters, Jens Pagotto, i organizatës humanitare, tha se ajo çka kishte ndodhur ishte tragjike, ndërsa mbeten të pa qarta rrethanat.

Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin nga vende të Afrikës perëndimore.

Rreth 2 mijë emigrantë janë shpëtuar nga ujërat e Mesdheut në disa operacione të zhvilluara gjatë ditës së mërkurë. Ata mësohet se janë dërguar në Siçili ndërsa në operacionet e shpëtimit morën pjesë anije spanjolle dhe italiane, si dhe organizata të tjera humanitare./tvklan.al






Të ngjashme