Kriza e emigrantëve/4500 të shpëtuar në 1 ditë në ujërat e Mesdheut
Flota detare italiane dhe rojet bregdetare deklarojnë se vetëm gjatë ditës së enjte, kanë arritur të shpëtojnë rreth 4500 emigrantë, të cilët udhëtonin me varka të vogla në ujërat e Mesdheut.
Kushtet e mira atmosferike kanë bërë që të ketë një rritje të ndjeshme të numrit të personave që braktisin Afrikën Veriore.
Shumë prej anijeve u dalluan nga autoritetet rreth 40 kilometra nga brigjet e Libisë.
Duke folur për Agjencinë e Lajmeve AFP, një zëdhënës i rojes bregdetare tha se janë ndërmarrë rreth 40 operacione shpëtimi. Ai tha se operacionet vijojnë dhe se numri i emigrantëve mund të rritet.
Më shumë se 10 mijë persona kanë gjetur vdekjen në përpjekje për të kaluar Mesdheun në drejtim të Europës që prej 2014 –ës./tvklan.al