Kriza e golave tek Skënderbeu
Për tre sfidat e fundit Skënderu ka marrë vetëm bazarim. Kampionët sërish nuk shënuan dhe nuk fituan dot ndaj Teutës, në sfidën që u zhvillua në Durrës. Barazimi i tretë radhazi 0-0 flet shumë për gjendjen psikologjike të futbollistëve të trajnerit Andrea Agostineli.
Korçarët provuan pa pushim, sidomos në pjesën e parë, por nuk e gjetën golin. Salihi, Latifi apo Nimaga, si dhe Xhejms në 45 minutat e tjera i patën shanset. Agostineli aktivizoi pikërisht Xhejmsin pas pushimit, për ta marrë fitoren patjetër.
Nuk ia doli ndërsa pati pretendime për penallti, që gjyqtari Jemini nuk e quajti të tillë.
Pavarësisht përbërjes cilësore, kampionët mbeten në krizë shënimi, me vetëm 13 gola në 15 javë kampionat./tvklan.al