Kriza e rezultateve te Partizani, Bogdani: Nuk ka projekt serioz
Humbja e thellë e Partizanit me Luftëtarin për ish-sulmuesin e te kuqve, Erjon Bogdani nuk lidhet aq me zgjedhjet teknike te Sulejman Starovës në ndeshjen e së dielës, por me situatën që po kalon ekipi që nga fillimi i sezonit.
Erjon Bogdani:
“Nuk është vetëm ajo humbje, pasi Partizani që ka patur shumë oshilacione në lojë dhe rezultate dhe nuk ka një projekt serioz për të ecur”.
Gazetari Jetmir Halili e shikon problemin edhe të cilësia e lojtarëve që përbëjnë grupin.
Jetmir Halili:
“Humbja në Gjirokastër nuk ishte një rastësi, ishte një pasojë e një skuadre që nuk ka cilësi të mjaftueshme për fanellën e Partizanit që nuk ka konkurrencë pas largimeve të shumta”.
Trajnerë të ndryshëm dhe mentalitete të kundërta janë një tjetër pikë e dobët në këtë strategji sipas Erjon Bogdanit.
Erjon Bogdani:
“Ndryshimi i shumë trajnerëve nuk të çon në asnjë vend. Këto javë ka luajtur pa sulmues dhe nuk e ka organikën”.
Jetmir Halili thotë se të kuqtë duhet të afrojnë të tjerë lojtarë.
Jetmir Halili:
“Për të shpëtuar sezonin duhet ndërhyrje në merkato”.
Partizani pas 15 javësh ka grumbulluar 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.
Tv Klan