Kriza e rezultateve te Skënderbeu
Skënderbeu po kalon një krizë rezultatesh. Kampionët në fuqi kanë marrë vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit. Kjo ecuri i hoqi kreun ku tani është Kukësi edhe pse me pikë të barabarta.
Humbja me Flamurtarin këtë fundjavë ndikoi shumë. Ai që rrezikon është trajneri Andrea Agostinelli dhe klubi e pranoi se drejtuesit po analizojnë situatën dhe pritet të dalin me një vendim.
Në reagim shkruhet se Agostinelli është ende në detyrë dhe mohohet fakti se ka patur kontakte me trajnerë të tjerë, emrat e të cilëve përmenden në media.
Synimi i Skënderbeut është edhe këtë sezon titulli kampion dhe rikthimi në nivele të larta edhe në kupat e Europës. Pushimi për ndeshjet kualifikuese i jep kohë drejtuesve të klubit korçar të mendojnë mirë hapat që do të hedhin./ TV KLAN