Kriza energjitike, Rama prezanton sot planin e masave


Kriza energjitike, Rama prezanton sot planin e masave

09:52 09/10/2021

Kryeministri Edi Rama pritet që të publikojë këtë të shtunë planin e posaçëm në mbrojtje të qytetarëve pasi qeveria shpalli një ditë më parë emergjencën për furnizimin e energjisë elektrike.

Kryeministri njoftoi se plani i masave do të prezantohet në orën 15:00.

“Sot ora 15.00, Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike”, njoftoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh të premten se më të prekshëm nga kjo krizë janë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla duke paralajmëruar që këto kategori do të përfitojnë nga plani.

“Qeveria ka detyrimin të bëhet digë mes atyre që se përballojnë dot këtë krizë. Më të prekshëm janë konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Sipas kreut të ekzekutivit kjo krizë parashikohet që të zgjasë deri në verën e vitit të ardhshëm. Po ashtu, Rama ka paralajmëruar se çmimi i energjisë mund të mos kthehet në nivelet që ishin, por nga ana tjetër siguroi se nuk kriza nuk do të ndikojë në ndërprerjen e energjisë elektrike.

“Nuk ka arsye të ikin dritat”, tha gjatë emisionit “Zonë e Lirë” kryeministri./tvklan.al






Të ngjashme