
Kriza me institucionet e drejtësisë, mazhoranca kërkon ndryshime në ligjet e reformës
Ngërçi me institucionet e vjetra dhe ekzistuese të drejtësisë, detyron mazhorancën të ndryshojë ligjet e reformës.
Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë bërë gati amendimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë", duke i rikthyer kompetencat KLD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që i ishin hequr në kuadrë të reformës në drejtësi. Këto dy intitucione duhet të emërojnë gjyqtarët e prokurorët e rinj që mbarojnë shkollën e Magjistraturës, deri sa të ngrihen KLGJ e KLP.
