Kriza në Bjellorusi, Rama telefonatë me Lavrov


Kriza në Bjellorusi, Rama telefonatë me Lavrov

22:55 20/08/2020

Moska: Jo ndërhyrje nga jashtë në zgjidhjen e situatës

Por Rusia del kundër përfshirjes së OSBE-së në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

Ambasada ruse në Tiranë në një njoftim të saj njofton se këtë të enjte ka pasur një telefonatë me iniciativën e palës shqiptare midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, njëkohësisht Kryetar i OSBE-së, Edi Rama.

Sipas këtij njoftimi palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t’u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget sipas tij përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në Shkurt 2014.

Sipas të njëjtit njoftim bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm në Ukrainë.

Tv Klan






Të ngjashme