Kriza politike, Basha pret në zyrë ambasadorin britanik
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi këtë të premte një takim me ambasadorin e Britanisë në vendin tonë, Duncan Norman.
Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu. Mësohet se temë e bisedimeve të ketë qenë situata politike në vend.
Një ditë më pare kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Bruksel në Kongresin e Partive Popullore Europiane.
/tvklan.al