Kriza politike në vend, skenarët për zgjedhjet
Nëse të enjten do të dështojë miratimi i Reformës në Drejtësi, Parlamenti ka dy rrugë për të dalë nga kriza politike. Neni 104 i jep të drejtë kryeministrit të kërkojë mocion besimi ndaj qeverisë në Parlament. Në rast se kryeministri nuk i merr të 71 votat, që e mbajnë në detyrë, i lind e drejta të kërkojë brenda 48 orësh shpërndarjen e Parlamentit nga Presidenti i Republikës.
Duhet të jetë ky i fundit, që duhet të shprehet brenda 10 ditësh, nga marrja e kërkesës nga kryeministrit për zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër Neni 105 i Kushtetutës u jep mundësi kundërshtarëve politikë të ndërmarrin mocion mosbesimi për të rrëzuar kryeministrin dhe për ta çuar vendin ose në zgjedhje të parakohshme ose në krijimin e një qeverie tjetër bazuar në aleancat brenda Parlamentit. Ky nen thotë se, një e pesta e deputetëve, (28 deputetë), mund të kërkojnë mocion mosbesimi ndaj kryeministrit dhe njëkohësisht të propozojnë një kryeministër të ri. Bashkë me rrëzimin e kryeministrit, duhet të emërohet një kryeministër i ri. Sesioni parlamentar aktual përfundon në fund të këtij muaji dhe të dyja palët duhet të bëjë kërkesën për mocion pas ditës së enjte, nëse reforma dështon. Sipas nenit 65 të Kushtetutës, në rast shpërndarjeje të parakohshme të Kuvendit, zgjedhjet duhet të zhvillohen jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja. /TV KLAN