Krizë mes Melania dhe Donald Trump?


Krizë mes Melania dhe Donald Trump?

08:40 25/05/2017

Më tepër se takimi me Papa Françeskun, ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave gjatë vizitës së Donald Trump në Vatikan, ishte sjellja e komentuar si e çuditshme e çiftit presidencial amerikan.

Shkak u bë momenti, kur presidenti Trump i zgjat dorën Zonjës së Parë, por ajo duket sikur e refuzon. Kaq mjaftoi që në media të përflitet për një krizë martesore në Shtëpinë e Bardhë.

Nisur edhe nga fakti se ky është një episod i përsëritur në vetëm pak ditë. Hera e parë ishte në aeroportin e Tel Avivit, gjatë ndalesës në Izrael. Në rrjetet sociale gëlojnë komentet për një krisje të romancës mes Presidentit dhe Zonjës së Parë.

Nëse Melania refuzon edhe 2 herë të tjera, ajo do të jetë kandidate e demokratëve për presidencialet e 2020-ës, shkruajnë komentuesit.

Edhe më parë sjellja e dyshimtë e ish-modeles sllovene është përfolur në media, sikurse ky rast kur ajo duket sikur ndryshon çehre sapo Presidenti Trump i kthen shpinën.

Gjatë vizitës në Vatikan, vëmendje tërhoqi edhe pamja e jashtme e dy zonjave që shoqëruan Trumpin. Melania dhe Ivanka Trump mbanin një vello të zezë në kokë, në respekt të zakoneve të Vatikanit. Një zgjedhje e veçantë, duke pasur parasysh se të dyja nuk mbanin shami në Arabinë Saudite, siç e kërkon tradita myslimane atje.

Tv Klan






Të ngjashme