Krizë në koalicionin mes PS – LSI, Xhafaj: Nuk shoh funksionim normal të koalicionit


Krizë në koalicionin mes PS – LSI, Xhafaj: Nuk shoh funksionim normal të koalicionit

15:21 24/07/2016

Koalicioni i Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për integrim nuk po funksionon normalisht. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të ligjeve dhe një ndër eksponentët kryesorë të Partisë Socialiste, nuk gjen arsye për ta fshehur më këtë fakt. Ne emisionin Kapital në Vizion Plus, ai bëri këtë deklaratë:

“Nuk kam pse ta fsheh. Nuk shoh një funksionim normal, një marrëdhënie të shëndetshme të koalicionit në këtë fazë.”

A janë deklaratat kundërshtuese të ditëve të fundit të LSI –së kundër PS –së për Reformën në Drejtësi, siç ishte edhe ajo për prishjen e qeverisë Rama dhe krijimit të një qeverie teknike, shkak i kësaj marrëdhënie jo normale?

Një tjetër reagim i Fatmir Xhafës ndaj Ilir Metës, të enjten kur nisi maratona e negociatave për reformën, dha sinjale po kaq të qarta.

Në fundjave, kriza u rishfaq edhe në aktet e Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Meta. Pak minuta pasi kreu i qeverisë njoftoi se administrata publike do ta bënte pushim të hënën, si pasojë e miratimit të reformës, Kryetari i Kuvendit, si për ta sfiduar atë, njoftoi mbledhjen e parlamentit, po të hënën.

Tv Klan






Të ngjashme