Kroacia dhe Anglia besojnë tek finalja


Kroacia dhe Anglia besojnë tek finalja

15:55 11/07/2018

Kroacia përballë Anglisë është si “Davidi” përballë “Goliathit”, sa i përket peshës që kanë emrat e këtyre kombëtareve, por ballkanasit besojnë fort se mund t’ia dalin.

“Ndeshja ime e parë dhe puna ime, veçanërisht në kupën e botës është bazuar tek besimi. Edhe lojtarët duhet të besojnë që mund t’ia dalin dhe duhet t’ia dalin. Kemi lojtarë të talentuar dhe e kanë treguar këtë me skuadrat më të mira në Europë”, tha Zlatko Daliç, trajner i Kroacisë.

Duke qenë se prej një kohe të gjatë Anglia mungon në këtë fazë të botërorit, edhe Gareth Southgate thotë se kjo arritje erdhi prej besimit.

“Besimi vjen kur gjerat funksionojnë, kur fillimisht arrin limite të vogla. Besimi shtohet më pas kur merr rezultate ndaj skuadrave të mëdha. Ne patëm besim tek sistemi i lojës, tek fitorja në momentet e fundit. Kemi mundësinë të bëjmë histori. Kemi presion por është pozitiv sepse tashmë kemi përpara gjëra të arritshme”, tha ai.

Kroacia dhe Anglia do të zbresin në orën 20:00 në stadiumin Luzhniki të Moskës për të ndarë mes tyre vendin e mbetur në finalen e botërorit.

Tv Klan






Të ngjashme