Kroketa me bizele (Video)


Kroketa me bizele (Video)

17:05 29/03/2019

Përbërësit:

300 gr gjizë

200 gr bizele

100 gr parmixhano

90 gr bukë e grirë

1 vezë

1 qepë e njomë

1 limon

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me vaj që të ngrohet. Në një tas vendosim gjizën, shtojmë kripë, piper, 1 vezë, lëkurën e një limoni, qepën e njomë të grirë imët, bizelet, djathin kaçkavall dhe pak bukë të grirë që të lidhen.

I përziejmë të gjitha bashkë dhe më pas masën e përgatitur e bëjmë në formë sferash. E kalojmë në miell, vezë dhe galetë dhe i vendosim në tenxhere që të skuqen.

/tvklan.al






Të ngjashme