Kroketa vegjetariane (Video)
Përbërësit:
500 gr patate
100 ml kos
50 gr susam
50 gr gjalpë
50 gr djathë i tymosur
50 gr parmixhano
6 vezë
2 qepë të njoma
1 kastravec
1 thelpi hudhër
Mente
Borzilok
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet që të ziejnë. Në një tigan me pak gjalpë skuqim qepën e njomë, shtojmë trumzë, mente dhe borzilok.
Në një tavë përziejmë bashkë patatet e shtypura, djathin e grirë, arrë moskat qepët e skuqura me erza, shtojmë kripë, pier, vezë dhe i përziejmë bashkë derisa të formohet një masë homogjene. Më pas i bëjmë në formë sferash, vendosim brenda tyre pak djathë të tymosur, i kalojmë në miell vezë, galetë, të cilën e kemi përzier me susam dhe i skuqim. Për t’i shoqëruar përgatisim me mikser një salcë me kos, gjethe qepe të njoma, kastravec, kripë dhe piper dhe janë gati për tu shërbyer.
/tvklan.al