Kroketë patatesh me kërpudha (Video)
Përbërësit:
300 gr bukë galetë
100 gr parmixhano
100 gr kërpudha
100 gr djathë montazio
8 kokrra vezë
1 kg patate
1 lugë kafe arrë moskat
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastrojmë kërpudhat dhe i bëjmë krem në mikser. Në një tenxhere me pak vaj ulliri shtojmë pançetën që të skuqet. Më pas shtojmë kërpudhat e grira dhe i përziejmë bashkë. Pasi të skuqen i vendosim në një tas që të ftohen.
Vendosim patatet në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Pasi të ziejnë i shtypim dhe i bashkojmë në të njëjtin tas me kërpudhat dhe pançetën. Shtojmë në to vezë, djathë të grirë, arrë moskat, bukë të grirë dhe i bëjmë brumë. Presim në feta të holla djathin montazio dhe e mbështjellim me masën që përgatitëm. I kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim.
/tvklan.al