Kronika e Athinës nga Petri Bozdo (5 Prill 1999)
Të ndodhur në Athinë për një motiv artistik dhe tepër njerëzor siç ishte koncerti i ideuar nga artistë shqiptarë në bashkëpunim me ata grekë e rumune, u gjendëm përballë solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve të çdolloj shtrese e profesioni karshi situatës së vështirë të vëllezërve të gjakut tonë kosovarë. Flasin emigrantët në Greqi për ndihmën që duan të japin për të ardhurit nga Kosova në Shqipëri, përpara mitingut që u organizua në qendër të Athinës nga Forumi i Emigranteve Shqiptarë në Athinë.
Emigranti: Nga Saranda jam. Jemi shumë të indinjuar për çka ndodh atje për vëllezerit tanë. Na prek, na dhemb shpirti, dhe po të jetë momenti thirrje presim largohemi urgjent nga Athina në përkrahjë të vëllezërve tanë. Kurajo vëllezër. Jetojmë në ditë shumë të vështira, e dimë na dhemb shpirti. Edhe ne jemi larguar nga vendi tonë nga Shqipëria, po për arsye ekonomike. Mbështesim UÇK-në dhe së shpejti do gëzojmë fitoren, kurajo.
Emigranti: Po të isha në Shqipëri do t’i kisha hapur dhe unë portën atyre kosovarëve që shof sot në Shqipëri për t’i strehuar dhe për t’i ndihmuar sa më tepër në këtë situatë të vështirë që po kalojnë.
Emigranti: Përfitoj nga rasti të shpreh solidaritetin. Mbështetjen e fuqishme ndaj vëllezërve tanë të gjakut.
Emigranti: Të jenë mëse të bindur dhe mëse të qetë vëllezërit tanë kosovarë se emigrantët shqiptarë këtu në Athinë ditën e dielë do të shprehin me indinjatë frymën sllovene të disa kanaleve greke dhe do të mbrojmë ashtu siç kemi deklaruar me shumë deklarata drejtuar dhe Rambujesë që kemi përkrahur dhe do të përkrahim vendimet e Qeverisë, Parlamentin dhe qëndrimin shumë patriotik të tëra partive politike në Shqipëri, që shqiptarët që ndodhen këtu janë bij të denjë të atij kombi dhe po të jetë nevoja ashtu siç tha dhe drejtuesi i muzikës që ne dimë të bëjmë jo vetëm muzikë dhe shkencë por dimë dhe të luftojmë.
Emigranti: Jam nga Shkodra. Mbështesim pa rezerva gjithë popullin kosovar jemi tepër të indinjuar për ato që ndodhin dhe fatkeqësisht
ndodhemi në një Serbi të dytë, jo në Greqi siç menduam me ardhë në fillim. Mendoj se duhet të reagojë gjithë populli, të çohen me ato mënyra që ka përdorur gjithmonë populli jonë. Fatkeqësi e madhe sepse jemi në një Serbi dhe një Rusi të dytë, Greqia. Vendi ma i rrezikshëm në botë për mu si shkodran, si qytetar, si person që flas në këtë mënyrë, jemi tepër të indinjum. Po të dëgjosh kanalet, mediat greke nuk dëgjon tjetër gjë vetëm fatkeqësi e madhe e popullit serb, sikur populli serb është duke u vra, sikur popullsia serbe ikën nga vendi, për kosovarët nuk dëgjohen asnjë gjë, çdo gjë e kundërta.
Emigranti: Të hidhen në sulm edhe me tokë, do ketë përkrahjen tonë me shpirt, le të derdhim gjakun por do fitojmë./tvklan.al
Gazetar: Petri Bozdo