Kronika kulturore (18 Shkurt 1999)


Kronika kulturore (18 Shkurt 1999)

15:56 18/02/1999

Të shkarkohet Ministri i Kulturës Edi Rama. Kjo është kërkesa më e fundit e Sindikates së Teatrove të Shqipërisë në listën prej 13 kërkesash. Këto pretendime i janë bërë prezente Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit dhe Kryeministrit Shqiptar.

Sot në një konferencë për shtyp përfaqësues të aktorëve kanë kërcënuar akoma më ashpër shtetin. Acarimet e nisura prej 6 muajsh Ministri-aktorë deri tani kanë rezultuar të pafrytshme. Pa mbyllur problemet me Teatrin Kombëtar një tjetër diskutim është hapur.

Ministri Rama ka kërkuar që institucioni që ai përfaqëson të menaxhojë edhe Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Për këtë propozim më të çuditurit kanë qënë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme