Kronika politike humoristike – (2 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Meqë 8 Marsi është festë, festa nuk mund të konceptohet pa të ngëna.
Gazetarja:- Do ta festoni 8 Marsin zoti Gjana?
Jemin Gjana:- “Lërm rehat me gjithë këto”.
Nuk e dimë nëse dhe zonja Gjana ka apo jo të njëjtin mendim për bashkëshortin. Mars i hidhur për gjirokastritin Nano. Tre gëzime në tre ditë duken shumë për xhepin e majtë të lojtarit të PS.
Fatos Nano:- “Ka tre ditë që kam filluar të konsumoj surprizën me gruan time në 6 Mars ajo kishte ditëlindjen, dje u takuam të dy sëbashku meqë kemi qenë pedagog në ditën e mësuesit dhe sot jam i sigurt që do takohemi prapë meqë është dita e saj”.
Por dhuratën më të shtrenjtë Nano e ka ruajtur për ditën e solidaritetit ndërkombëtar të grave.
Fatos Nano:- “Sot si dhuratë do ti jap një të puthur të madhe”.
Mejdani mund të ketë shumë kapacitet për ligjin e Njutonit por jo për atë të gjykatës së lartë. Kështu pretendon avokati i njohur Spartak Ngjela, me të cilin të pi e zeza po i shkele në ligj.
Spartak Ngjela:- “Ne nuk na pyet fare njeri bejmë ligj s’bëjm ligj, Mejdani emëroka si të dojë, pse, sepse kaq e ka kapacitetin derziu”.
Nga anët tona duket se po vërtitet magjistarja Çirçja dikur ajo i kthehu shokët e Uliksit në derra, tani ka thyer kusarët në derra. Këtë e pohon edhe kryetari i PD Berisha.
Sali Berisha:- “Hani derra, pini derra do të përgjigjeni aq sa nuk ja u pret mendja”.
As La’fonteni as Çajupi, madje as krijuesi popull nuk ka patur aq fantazi sa të ngrej një institucion anti-derr.
Fatos Nano:- “Nuk ka pyll pa derra, derrash të egër dhe pra që shqipëria të mos mbetet pa derra dhe të mos inandohet nga derrat atëhere institucionet anti-derr le të bëjnë detyrën e tyre”./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari