Kronikat në rrethe – (2 Tetor 1999)


Kronikat në rrethe – (2 Tetor 1999)

21:53 02/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia ndalon tre atentatorët e një qytetari dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ndali i tyre u krye nga uniformat blu të komisariatit të rrethit të Fierit, në fshatin Peshtan të komunës së Levanit. Sipas burimeve zyrtare ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Skënder Hazizajt 40-vjeç, plagosjen e Gentian Hazizaj 8-vjeç dhe Gani Duraj 42-vjeç. Për këtë ngjarje janë ndaluar Jonuz, Gani dhe Gjergj Shahja, të cilët dyshohet se kanë hapur zjarr dy ditë më parë ndaj automjetit me të cilin udhëtonin viktimat. Blutë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindje.

Ndërsa tatimorët e Gjirokastrës sekuestrojnë sasi të mëdha pijesh alkolike të fallsifikuara. Ka tre ditë që ky organ ka nisur një operacion të gjerë në shkallë rrethi për bllokimin e më pas sekuestrimin e mallrave të fallsifikuara. Gjithashtu bëhet e ditur se janë gjetur mijra shishe me stamp fallso të verërave të njohura të Përmetit dhe Beratit. Përveç pijeve alkolike si rezultat i këtij operacioni janë bllokuar dhe prodhime të ndryshme freskuese të fallsifikuara që mbanin etiketën e firmës FRESH. Tatimorët bëjnë të ditur se ky nuk do të jetë operacioni i fundit për të eleminuar nga tregu i qytetit prodhimet e fallsifikuara./tvklan.al






Të ngjashme