Kronikë e zezë (12 Nëntor 1999)


Kronikë e zezë (12 Nëntor 1999)

15:53 12/11/1999

Në Pukë babai i 51 vjeçarit Agustin Permati Zefi para 60 vjetësh kishte vrarë një bashkëfshatar të tij. Dje nipi i viktimës Nik Mali merr hakun për gjyshin e vrarë duke vrarë djalin e gjakësit të hershëm Agustinin.

Në Mallakastër dy vëllezërit Kujtim dhe Ylli Koçiu kanë mbetur të vrarë nga gjakësit e tyre. Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motive gjakmarrje nga shtetasi Kamber Shehu pasi viktimat e mbrëmshme 22 vjet më parë kishin vrarë babain e Kamberit, Kujtim Shehu.

Komisariati 4 i Tiranës ka arrestuar sot dy shtetas Agim Melqeni dhe Ylli Kodra, njëri i denuar me 20 vjet burg për vrasje dhe tjetri për armbëmbatje pa leje.

Rikthehet çeshtja e Bankës së Kursimeve të Tropojës. Policia ka arrestuar një 16 vjeçar nga fshati Pogaj pasi ka ndihmuar duke e shoqëruar përtej kufijve njërin prej hajdutëve të Bankës, Bujar Gërmizin.

Në Tepelenë një burrë kërcënon për vrasje ish gruan dhe vajzën e tij 22 vjeçare. Hysen Hasani 50 vjeç ka shkuar dje në Tepelenë ku banon tashmë ish familja e tij duke kërcënuar ato por ka rënë shumë shpejt në prangat e policisë./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme