Kronikë e zezë, vjedhjet (5 Korrik 1999)
Drejtoria e Policisë të Prefekturës Tiranë, bën të ditur se nga forcat e policisë të Komisariatit numër 3, u arrestuan në flagrancë shtetasit Fatmir Sali Popa, Azbi Sali Popa, Julian Ymer Ymeri, të cilët me datën 2 Korrik kanë vjedhur materiale hekuri në Uzinën Dinamo e Re si dhe kanë kërcënuar për vrasje dhe goditur Drejtorin e Uzinës.
Ata kanë vjedhur dhe tre makina tip Saurel njërën prej të cilave e kanë shitur në Burrel. Para një viti e gjysëm këta persona kanë vjedhur me armë një makinë tip Ifa tek magazinat e trenit. Gjatë kontrollit të bërë në banesat e tyre u gjetën materiale si tetë pompa, tetë elektromotorë, gjeneratorë, një automatik shars, si dhe një pushkë model 56, të cilat u sekuestruan me cilesinë e provës materiale./tvklan.al