“Kronikë në gur” përkthehet në melodi e valle


“Kronikë në gur” përkthehet në melodi e valle

18:10 12/07/2018

Me ekipin e tij të valleve dhe këngëve popullore, Gerti Druga i propozon publikut “Sokaku i të Marrëve”.

Marrë shkas nga “Kronikë në gur” e Ismail Kadaresë, kryevepra letrare e përkthyer në melodi dhe koreografi ndërtohet mbi tre filozofi.

Burimi i çdo elementi të së shkuarës dhe të resë është folklori.

Për premierën e verës Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore ka huazuar balerinë e instrumentistë nga opera dhe baleti.

Provën e parë me skenën do ta kalojë në kalanë e Gjirokastrës, në 21 Korrik. Përzgjedhja nuk është vetëm vendodhja e “Sokakut të të Marrëve” në qytetin e gurtë.

Tv Klan






Të ngjashme