Krujë, grabiten bizhuteri dhe para
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një banesë në fshatin Tapizë të Krujës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e qytetarit me iniciale A.D. dhe grabitën një shumë parash dhe disa bizhuteri.
Sipas policisë, dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur dhe nën kërcënimin e saj mundën të merrnin paratë dhe bizhuteritë. Më pas u larguan në drejtim të paditur. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor mblodhi prova në vendngjarje dhe po heton për të identifikuar dhe arrestuar autorët. /tvklan.al