Krujë/Tre vëllezër plagosin rëndë kushëririn, kapet njëri prej tyre
Krujë – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve kanë bënë të mundur ndalimin e Erson Doda, 28 vjeç, banues në fshatin Bubq, Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi me datë 24.08.2016, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, T.D. 44 vjeç dhe M.D. 41 vjeç, për motive të dobëta kanë plagosur rëndë, duke e goditur me sende të forta kushëririn e tyre, B.D. 55 vjeç, banues në Krujë.
Dy vëllezërit e tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre./tvklan.al