Kryeadministratori Bernard Kushner mbyll misionin e tij në Kosovë – (9 Janar 2001)


Kryeadministratori Bernard Kushner mbyll misionin e tij në Kosovë – (9 Janar 2001)

14:44 09/01/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryeadministratori Bernard Kushner, ka drejtuar sot mbledhjen e tij të fundit në këshillin e përkohshëm administrativ të Kosovës. Numri një i UMNIK-ut, ka bërë një përmbledhje të punës së bërë nga administrata e tij, që nga Korriku i vitit 1999. Gjatë kësaj kohe është bërë një punë e madhe, por ka pasur fusha ku kemi bërë pak hapa përpara, tha Kushner. Situata e sigurisë nuk ka qenë mjaft e mirë dhe shpesh kemi pasur sulme kundër komuniteteve të ndryshme në Kosovë, theksoi Kushner, në mbledhjen e sotme.

Kryeadministratori në takimin e tij të fundit me anëtarët e këshillit të përkohshëm deklaroi se mësimi më i mirë që ka marrë gjatë misionit të tij në Kosovë, ka qenë se për çdo gjë duhet kohë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme