Kryeadministratori i ri i UMNIK-ut Hans Hekrup vizitë në Kosovë (4 janar 2001)
Kryeadministratori i UMNIK-ut Hans Hekrup ka vizituar sot Kosovën. Gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, ai ka preferuar të ketë takime me dyer të mbyllura. Porsa ka mbërritur në Prishtinë ai ka takuar shefin e tanishëm të UMNIK Kushner ku kanë folur për situatën e sigurisë dhe mbi çeshtjet e tjera që lidhen me misionin e OKB-së në Kosovë.
Po kështu ai është takuar sot me përfaqësues të tjerë të lartë të administratës civile ku ka folur mbi buxhetin e Kosovës, administratën lokale dhe çeshtjen e Trepçës. Hekrub do të ketë takime të tjera me krerët e policisë së UMNIK-ut, komandën e KFOR dhe përfaqësues të tjerë lokalë dhe ndërkombëtarë. Pas kësaj vizite dy ditëshe, Hekrub do të kthehet në Danimarkë dhe më 15 janar do të fillojë punë si shef i UMNIK-ut./tvklan.al