Kryebashkiakëve italianë u mbaron durimi


Kryebashkiakëve italianë u mbaron durimi

22:26 26/03/2020

Monitorojnë vetë qytetarët që nuk respektojnë karantinën

Duket mision i pamundur t’i heqësh individit lirinë, edhe në momente tragjike si këto që po jetojmë nga pandemia e koronavirusit. Por kryebashkiakëve italianë duket se iu ka mbaruar durimi me shkelësit e karantinës. Ata kanë ashpërsuar gjuhën dhe sjelljen për të sensibilizuar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Ky është kryebashkiaku i Barit, Antonio Decari, i cili i irrituar ka dalë të inspektojë vetë zonat e qytetit duk u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

“Mos me shiko kështu. Duket të respektosh dekretin dhe duke qenë se unë jam kreu i bashkisë së këtij qytetin do t’iu bëj unë ta respektoni. Në shtëpi të gjithë”.

Të padisiplinuar, pavarësisht numrit të lartë të vdekjeve që ka superuar Kinën, italianët kanë gjetur mënyra të tjera për të kryer shërbimet e tyre.

“Parukiere që shkojnë nëpër shtëpi për të rregulluar flokët e grave. Po për çfarë, çfarë kuptimi ka kjo? E kuptoni që para së t’ju sjellë sprajin e flokëve do t’ju sjellë koronavirusin, duke lëvizur nga një shtëpi në tjetrën?”

“Ku dreqin shkoni? Mbani radhë nëpër zyrat e postës për të karikuar telefonat apo nëpër bankomate? Dilni shëtitje me qenin? Nuk e kuptoni që njerëzit po vdesin, më shumë se 500 në ditë?”

Deri tani në Itali kanë humbur jetën mbi 7 mijë persona, teksa numri i të prekurve ka shkruar në 74.386.

Tv Klan






Të ngjashme