Kryebashkiakja e Patosit, Balilaj mbi gjykatën, përvetëson tokën e ish-pronarëve


Kryebashkiakja e Patosit, Balilaj mbi gjykatën, përvetëson tokën e ish-pronarëve

20:51 12/06/2017

Bibika Kokalari tregon në emisionin “STOP” se ka trashëguar një pronë prej 34 hektarësh në Visok të Fierit, nga i shoqi. Pas kalvarit gjyqësor, të gjitha shkallët nxjerrin Kokalarët pronarë të kësaj toke dhe në vitin 2006 toka regjistrohet edhe në hipotekë. Gjyqet rinisën sepse një nga specalistët e zonës, Mesin Balilaj, që është dhe bashkëshorti i kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Balilajt, i kërkon Prefekturës Fier shfuqizimin e akteve të marrjes së pronës për familjen Kokalari. Madje vetë Bibika pranon që ajo vjel prej kohësh lajthitë, me vlerë 70 milionë lekë në vit, që prodhon kjo pronë. E pyetur për vendimet e gjyqësorit, Balilaj thotë se janë të padrejtë.

”Që jemi trashëgimtarë të kësaj prone në Patos e vërteton një deklaratë noteriale, e cila është bërë për të vërtetuar që Hatixheja, që është vjehrra ime, është pjesëtare e asaj prone. Vjehrra ime është Hatixhe Peshkopia tek i ati dhe Kokalari tek i shoqi. Për të vërtetuar rrjedhshmërinë e trashëgimisë të asaj deklarate, të vitit ’27, në vitin ’45 është bërë një akt gjykimi për të vërtetuar që Hatixheja është pjesëtare e kësaj prone. Pra, fëmijët e Hatixhesë janë vetëm dy, Platoni dhe Pranvera, të cilët në një dëshmi testamentare më kanë lënë mua si trashëgimtare të pronës. Me ardhjen e demokracisë tokat u shpërndanë sipas ligjit. Më duket se ishte fundi i ’95 kur specialistët e bujqësisë, të cilët ishin Avni Ahmeti, Mersin Balili, Pëllumb Saliaj dhe Harilla Kushi, morën në përdorim 18 hektarë, me kontratë qeraje. Kjo kontratë qeraje iu ishte lidhur vitin e parë dhe të dytë, pastaj iu ndërpre. Në ’95 iu hoq 8 hektarë, e cila ngeli për shtetin.”

Bibika Kokalari tregon se në vitin 1998 i shoqi mori aktet e pronësisë si ish-pronar në Bashkinë e Patosit, gjë që prishi interesin e specialistëve të bujqësisë, të cilët i hedhin në gjyq, në të gjithë shkallët e gjykatës. Por edhe Gjykata e Lartë shpall fitues familjen Kokalari, të cilët e regjistrojnë pronën në hipotekë.

Pas regjistrimit në hipotekë, Pëllumb Saliaj, Harilla Kushi dhe Mersin Balili padisin Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, si dhe Bibika Kokalarin. Në Gjykatën e Shkallës së Parë fiton familja Kokalari, ndërsa në Gjykatën e Apelit fitojnë specialistët. Por Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka fituar familja Kokalari. Në bazë të këtij vendimi, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier regjistron këtë pronë në dy certifikata pronësie, 18 hektarë për Platon Kokalarit dhe 16 hektarë për Pranvera Kokalarin.

“Kryetarja e Bashkisë Patos, që është Rajmonda Balili, është e shoqja e Mersin Balilit, specialist i cili ka marrë tokën në përdorim, pastaj e kthyen edhe në pronësi. I shkelen interesat Rajmondës dhe në Prefekturën Fier çon një kërkesë që toka jonë të kthehet tokë shteti."

Gazetari i emisionit “STOP” i drejtohet bashkisë së Patos për të komunikuar me kryetaren Balili.

Gazetari – Janë konsumuar të gjithëe shkallët e gjykatës. Nuk po i hyjmë kësaj...

Kryebashkiakja

Domethënë çfarë lidhje ka kjo me mua?

Gazetari – Që i është bërë një kërkesë Prefekturës për shfuqizimin e titujve të pronësisë dhe Prefektura e ka miratuar me një vendim.

 Kryebashkiakja

Jo, i kanë kërkuar ëëë... verifikimin e titujve të pronësisë. I ka kërkuar kadastra.

Gazetari – Jo, nga bashkia është kërkuar...          

                                                                         

Kryebashkiakja

Po, sigurisht! Kadastra ime, d.m.th. e bashkisë.

Gazetari – Këtë donim si informacion, pse ëshët kërkuar për këta të dy, që le të themi ka patur një konflikt familjar.

Kryebashkiakja

Sepse ata nuk kanë këtu d.m.th. formularin numër 6.

Gazetari – Po këtë si tokë d.m.th që e kanë patur, le të themi familja Kokalari, por që asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar...

Kryebashkiakja

Jo! I keni të dhënat gabim. Nuk ka pas asnjëherë familja Kokalari.

Gazetari – E ka të regjistruar...

Kryebashkiakja

Po të lutem mo zotëri! Tani është tjetër gjë vendimi i gjykatës, është tjetër gjë realiteti.

Gazetari – E kanë më certifikatë, e kanë nga hipoteka, është e regjistruar si pronë.

Kryebashkiakja

Kemi këto gjykata, prandaj edhe mbase edhe unë, si gjithë populli, shpresojmë që ky vetingu të bëjë një gjë tek gjykatat, se unë e kam heq mbi kurrizin tim. Por në asnjë nga gjykatat nuk ëshët vërtetuar që ai është trashëgimtar i Peshkëpiave. Peshkëpiajt, kur unë kam qenë drejtore e financës, në kohën e likuidimit të NB-ve, në atë moment na ka ardhur vendimi i Peshkëpiave, që janë ata pronarët e ligjshëm.

Gazetari – Po kjo tokë, që do kthehet shtet, çfarë? Si do ngelet?

Kryebashkiakja

Po mirë mo, pastaj ne do ta gjykojmë se si do mbetet: shtet apo do ta marrin ata që kanë tapinë e rregullt.

Gazetari – Që i bie... tre punonjësit.

Kryebashkiakja

Po, pse jo?

Gazetari – Gjithë këto lajthi, ju i keni vjelë? Për pjesën e Kokalarëve.

Kryebashkiakja

Me shumë sherr.

Gazetari – Po sa vilni, kështu për vit?

Kryebashkiakja

Po shkon tek 10-15 kuintal për secilin.

Gazetari – Se ka dhe çmimin goxha të konsiderueshëm.

Kryebashkiakja

Vetëm me 5 mijë (lekë të vjetra) e shesim, që nuk del dot as... d.m.th. vlera e punëtorëve, se vilet me punëtorë.

Gazetari – Kur vilen këto?

Kryebashkiakja

Në Gusht.

Bibika Kokalari rrëfen se një herë, së bashku me dhëndrin e saj kanë ndjekur Mersin Balili dhe kanë parë që ai e kishte karrocerinë e makinës të mbushur plot e përplotë me thasë me lajthi. Ai ishte i shoqëruar nga disa policë, të cilët e mohuan këtë fakt.

“Kur doli karroceria dhe këta policët brenda në karroceri filluan të hanin lajthi. Po mirë u thash, si s’ju vjen zor, duke ngrënë lajthi thoni s’kishte lajthi! Qofshit ju që jeni u thash se unë nuk e bëj dot.”

Kryebashkiakja

Unë vetë preferoj t’i haj të njoma. Të thata nuk i haj, nuk e di pse, megjithëse ajo ka shumë ëëëë ... jo aciditet, nuk e di si ... si ... taninë më thotë im shoq që e di, që ëshët agronom dhe të dëmton stomakun e kështu. E, i them unë, ç’ke mo, lëre! Le të më dëmtojë, kështu e kam qejf, se pastaj po u tha nuk e dua më.

 Familja Kokalari ka në pronësi 34 hektarë tokë, por ajo nuk është vjelë me lajthi prej tyre, por nga familja e kryebashkiakes. Në bazë të llogaritjes së kryer nga inxhinierja Valbona Pushi për dëmin e shkaktuar si rezultat i mosmarrjes së të ardhurave nga familja Kokalari për prodhimtarinë e 2450 rrënjëve Lajthi, për vitin 2015-2016, është 7,840,000 lekë osë 57,945 euro./ tvklan.al





Të ngjashme