Kryebashkiaku i Londrës kërkon një referendumi të dytë


Kryebashkiaku i Londrës kërkon një referendumi të dytë

23:30 16/09/2018

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka lëshuar një apel për një referendum të ri për “Brexit” në një përpjekje për të përmbysur rezultatin e konsultimit të Qershorit të vitit 2016. Qeveria konservatore e Theresa May nuk ka “mandat për të rrezikuar aq keq me ekonominë britanike dhe jetën e njerëzve”, tha 47-vjeçari laburist me origjinë pakistaneze në një artikull i gazetës britanike “Observer”.

Ai tha se “koha po kalon me shpejtësi”, ndërsa qeveria e Kryeministres Theresa May duket “e papërgatitur dhe e pakënaqur me situatën”. Dështimi për të arritur marrëveshje me Brukselin, qoftë dhe një marrëveshje e keqe, mund të rezultojë në humbjen e 500,000 vendeve të punës, me pasojë çrregullime civile, paralajmëroi Khan. Sipas tij, tashmë ka shumë pak kohë për të negociuar me Brukselin dhe mund të arrihen vetëm dy rezultate, një marrëveshje e keqe për Mbretërinë e Bashkuar ose asnjë marrëveshje, dy perspektiva shumë të rrezikshme.

Qytetari i parë i kryeqytetit britanik ka nënvizuar se mashtrimi nga fronti pro Largimit nga Unioni është tregues i qartë se qytetarët “nuk votuan për t’u larguar nga BE dhe të bëheshin më të varfër”. Prandaj ai propozon organizimin e një “vote publike” për çdo marrëveshje me BE-në apo mosmarrëveshjen, duke ofruar si alternativë “mundësinë për të qëndruar në BE”.

Tv Klan






Të ngjashme