Kryebashkiaku i Sarandës premton ndryshime dhe projekte të reja për qytetin – (19 Janar 2001)


Kryebashkiaku i Sarandës premton ndryshime dhe projekte të reja për qytetin – (19 Janar 2001)

21:50 19/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Saranda e njohur për turizmin e saj, duket se nuk mund të pretendojë shumë sivjet. Kjo për faktin se të gjitha mbeturinat e ndërtimeve pa leje, nuk janë hequr nga vendi dhe kjo ka sjellë shkatërrimin e gjelbërimit të qytetit. Por jo më mirë paraqitet dhe gjendja e kanalizimeve. Shpërthimi i ujërave të zeza në mes të një lagje bëri që rruga të bllokohet dhe era e keqe të mos largohet për ditë me radhë. Kryebashkiaku i Sarandës, thotë:

“Viti 2001 për bashkinë e Sarandës, do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha, në fushën e urbanistikës, në fushën e infrastrukturës dhe në fushën e rregullimeve të plazheve publike. Ne i kemi të gjitha programet gati për të filluar këto investime dhe për ta kthyer qytetin e Sarandës, ashtu siç kemi deklaruar, në një qytet të mirëfilltë turistik në Shqipëri”./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme