Kryebashkiaku Rama: Parku Rinia, pjesë e projektit “Kthim në identitet” (28 Nëntor 2000)
Festa e 28 Nëntorit e ka gjetur Kryeministrin Meta mes qytetarëve që kanë festuar gjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Mes kureshtjes së kalimtarëve Kryeministri Meta, kryebashkiaku Rama dhe ministri i Shtetit Ndre Legisi, lëvizën përgjatë shëtitores për të vizituar ambjentet e panairit.
Në panair Kryeministri Meta është njohur me prodhimet cilësore të kompanive vendase dhe të huaja. Pas vizitës në panair, kryebashkiaku Rama shpjegoi projektin më të ri të kabinetit Meta për rikthimin në identitet të Parkut Rinia.
“Parku Rinia është pjesë e projektit të “Kthim në identitet”. Ka të bëjë natyrisht dhe me shpalljen e të gjithë aksit rrugor të Tiranës monument kulture dhe pa dyshim që i gjithë ky ansambël në monumet kulture do të shkojë drejt ripërtëritjes, restaurimit dhe rigjenerimit.“/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame