Kryebashkiaku Rama takim me biznesmenët e rrugës “Myslym Shyri” – (25 Janar 2001)


Kryebashkiaku Rama takim me biznesmenët e rrugës “Myslym Shyri” – (25 Janar 2001)

12:00 25/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Trotuaret e rrugës “Myslym Shyri”, kanë mbledhur sot në kinema “Dajti”, biznesmenët e kësaj rruge me kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të saj. Në këtë takim, Rama iu ka paraqitur biznesmenëve të kësaj rruge, projektin e bashkisë, i cili parashikon shtrimin e trotuareve të rrugës, ndriçimin elektrik, të saj, si dhe zbukurimin dekorativ në total.

Sipas projektit të bashkisë, një metër katror trotuar, kushton 45 mijë lekë të vjetra. Bashkia i kërkon çdo pronari të paguaj vetëm për katër metra katror për trotuarin para dyqanit të tij, në vlerën e 30 mijë lekëve të vjetra për metër katror. Megjithatë ka pasur dhe reagime nga pronarët.

Rama iu ka siguruar biznesmenëve të rrugës “Myslym Shyri”, se cilësia e punimit do të jetë e lartë dhe se ata mund të caktojnë dy përfaqësues për të kontrolluar punimet dhe menaxhimin e lekëve të dhëna prej tyre. Ne kërkojmë bashkëpunim dhe do ta gjejmë atë me çdo formë, ka theksuar kryetari i bashkisë Rama./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme