Kryebashkiaku Rama vizitë në Ankara, marrëveshjet Tiranë-Ankara – (27 Prill 2001)


Kryebashkiaku Rama vizitë në Ankara, marrëveshjet Tiranë-Ankara – (27 Prill 2001)

22:22 27/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama ka vizituar kryeqytetin turk Ankaranë. Nënshkrimi i disa marrëveshjeve bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve tona ishte dhe shkaku i vizitës tre ditore atje i Ramës. Takimin e parë kryebashkiaku Rama e pati me homologun e tij, kryetari i bashkisë së Ankarasë. Dy homologët folën për rigjallërim të marrëdhënieve me interes reciprok mes dy metropoleve.

Gokçe kryebashkiaku i Ankarasë, rrjedh nga një familje shqiptare nga Prizreni. Kryebashkiaku Rama kërkoi që bashkëpunimi të përqendrohet në sektorin e ripërtëritjes së hapësirës së gjelbër, pastrimin e qytetit dhe punët publike. Një ditë më pas, dy kryetarët kanë nënshkruar akordin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis dy kryeqyteteve tona, në biznes, planifikim urban, turizëm, art e kulturë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme