Kryefinancieri Angjeli: Jo çdo gjë që thotë Kontrolli i Shtetit është i vërtetë (30 Tetor 2000)


Kryefinancieri Angjeli: Jo çdo gjë që thotë Kontrolli i Shtetit është i vërtetë (30 Tetor 2000)

12:32 30/10/2000

Kryefinancieri Angjeli ka kundërshtuar shifrat e raportit të Kontrollit të Shtetit para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Sipas Angjelit jo çdo gjë që thotë KLSH është e vërtetë. Ndërsa kryetari Malaj deklaroi se komisioni ekonomik dhe Parlamenti mund t’a hedhë poshtë raportin e kryekontrollorit Kërçuku nëse shifrat nuk korrenspondojnë reale. Mosrealizimi në maksimum të të ardhurave të buxhetit në tatime dhe sidomos në dogana në vitin 1999, kryefinancieri Angjeli e arsyetoi me krizën kosovare si dhe me reforma në administratën doganore.

“Ka patur disa probleme me konsolidimin e administratës doganore dhe veçanërisht ju jeni në dijeni që ne mundëm të vëmë në zbatim vetëm kodin ri doganor në fund të qershorit të vitit të kaluar efektët e të cilit në masat e tjera që mori qeveria dhe Parlamenti, filluan t’a jepnin efektin pas muajit shtator të vitit 1999. Kjo dhe disa faktorë të tjerë të ndryshimit të raporteve dhe veçanërisht pasojat e krizës së Kosovës të cilët i përjetuam dhe i përballuam të gjithë sëbashku, bëmë të mundur që të ardhurat nga dogana te realizoheshin më pak sesa programi dhe në raport me të ardhurat tatimore të mos kishin të njëjtën ritëm.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme