Kryekontrollori Kërçuku deklaron shifrën e abuzimeve në Parlament, salla e boshatisur (28 Mars 2001)
13 miliardë lekë të reja i mungojnë buxhetit të shtetit për vitin 2000. Kryetari i Kontrollit të Shtetit Mustafa Kërçuku ka deklaruar në Parlament shifrën e re prej 13 miliardë lekësh, shpërdorime dhe vjedhje nëpër institucionet shtetëtore. Raportimi i kryekontrollorit Kërçuku është ndjekur nga vetëm 30 deputetë, ndërsa asnjë ministër nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Sipas tij në 600 tendera shteti ka humbur 560 milionë lekë të reja. Për rreth 60 minuta Kërçuku ka renditur shifrat e abuzimeve në sallën e boshatisur nga deputetët./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame