Kryemadhi: 0.54% të buxhetit të oligarkëve jepjani studentëve


Kryemadhi: 0.54% të buxhetit të oligarkëve jepjani studentëve

18:58 20/12/2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se, i vjen keq për ministren Lindita Nikolla, pasi të gjithë përgjegjësinë për protestën e studentëve duhet ta mbajë kryeministri Edi Rama.

“Më vjen shumë keq për zyshën time Lindita Nikolla, pasi është dendur me ilaçe, sepse nuk ka pse të mbajë ajo në kurriz 140 mijë studentë sepse nuk i do qejfi Edit. Prandaj duhet të zgjidhen kërkesat e studentëve sa më parë.

Nga 46% të buxhetit e shtetit mos ja u jepni oligakëve, po jepjani studentëve të paktën 0.54% sepse problemi nuk qëndron tek ne, por tek ju. Njerëzit do vinë dhe nuk do të ndalen. Aty tek studentët ka nga të gjitha partitë politike dhe nuk mund të durojnë dot, arrogancën e një të çmenduri”.

Kryemadhi i cilësoi si vitet më të bukura ato kur ka qenë pjesë e PS, pro sot kjo parti është tkurrur.

“Kam kaluar vitet më të bukura me Partinë Socialiste dhe po përfundon në ditën e saj më të zezë. PS është tkurrur”./tvklan.al

 






Të ngjashme