Kryemadhi shpërthen kundër paktit PS-PD


Kryemadhi shpërthen kundër paktit PS-PD

13:51 20/05/2017 https://youtu.be/9XfDxb-B_9Y

Në LSI nuk pushojnë reagimet ndaj paktit PS-PD. Pas Petrit Vasilit dhe Ilir Metës ka reaguar edhe Monika Kryemadhi në një postim në Facebook ku marrëveshja nuk përmendet, por referenca është mëse e kuptueshme.

Rrallë kam parë dhe takuar njerëz kaq punëtorë, që rraskapiten gjithë ditën në punë dhe prapë janë të qeshur si xha Bimi.

Sa më shumë kohë kalon me hallet dhe problemet e tij, aq më tepër e kupton kotësinë e politikës së madhe, të asaj që na shpenzon kohën dhe na shteron energjitë me gjëra pa vlerë.

Sepse përqafimi i këtyre njerëzve që sakrifikojnë çdo ditë për familjet e tyre është më i madh dhe eklipson çdo shtrëngim duarsh mes politikaneve që në thelb kanë interesat e ngushta të vetes, familjes apo miqve te tyre politikë.

Pakënaqësia e LSI vjen në një kohë kur ajo vetë është autore e refuzimit të koalicionit me PS, pasi prej më shumë se një viti ajo u është përgjigjur negativisht thirrjeve publike të kryeministrit Rama për të dakordësuar marrëveshjen parazgjedhore mes tyre, marrëveshje që nëse do të ishte arritur, do kishte shmangur paktin PS-PD.

Pavarësisht reagimeve reagimeve kundër paktit, kryemadhi ashtu si kryetari dhe ish kryetari që në daljet e tyre publike vazhdojnë të theksojnë se LSI do të jetë forcë e parë edhe pse jo në koalicion me Partinë Socialiste.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme