Kryeministrat e ardhshëm në “Opinion”
Autori: Blendi Fevziu
23:32 15/02/2011Pak ditë më parë në emisionin “E diela shqiptare” u shfaqën disa personazhe në podiume, të cilët dukeshin jashtë kontekstit, pasi jemi mësuar që në ato podiume të shohim politikanë dhe njerëz me ndikim të madh publik.
Sa do të arrijnë të rinjtë të jenë elita politika e Shqipërisë? Kjo është e ështirë për t’u thënë sot, por mprehtësia dhe serioziteti i tyre ishte mbresëlënës. Ata i përkasin një brezi që është rritur në vitet e demokracisë, që nuk është ndikuar nga vitet e komunizmit, i cili ka ndikuar shumë në klasën politike shqiptare.
Gjashtë prej kandidatëve u përzgjodhën për të marrë pjesë në emisionin “Opinion”, në një debat politik. Të ftuar ishin Kejda Daja, Theofan Ejupi, Gloria Hamza, Morin Radoniqi, Ina Haxhia dhe Orest Ahmetbeja.
Në lidhje të drejtpërdrejtë me Ardit Gjebrean nga studio e programit “E diela shqiptare” sëbashku me prindërit e kandidatëve ndoqën të emocionuar emisionin “Opinion”./tvklan.al