Kryeministre surprizë në Rumani


Kryeministre surprizë në Rumani

14:35 22/12/2016

Një grua myslimane për herë të parë mund të marrë postin e kryeministres së Rumanisë. Ajo është Sevil Shhaideh, e cila është emëruar nga partia Social Demokrate për të marrë drejtimin e qeverisë së re.

Nëse lëvizja surprizë e partisë më të madhe në vend do të  miratohet nga presidenti dhe parlamenti, ajo do të jetë jo vetëm e para femër në krye të qeverisë, por edhe para përfaqësuese e komunitetit të vogël mysliman të Rumanisë.

Partia Social Demokrate, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit, duke marrë më shumë se 45% të votave. Së bashku me aleatin e saj aleanca e liberal demokratëve, ajo ka numrin më të lartë të përfaqësuesve në parlament.

Zakonisht, kreu i partisë është ai që merr postin e kryeministrit, por lideri i social demokrateve rumun është dënuar për mashtrim elektoral, me dy vite lirim me kusht gjatë muajit prill.

52- vjacarja, Sevil Shhaideh, një figurë jo shumë e njohur, ka shërbyer më parë për një periudhe të shkurtër si ministre e zhvillimit rajonal.

Tv Klan






Të ngjashme